Serie A

“Autogol” i Romës, Championsi një mirazh, Genoa rrezikon mbijetesën!

Hap fals i Romës në transfertë kundër Sassuolos, me verdhekuqtë që nuk mundën dot të shkonin me shumë sesa një barazim pa gola, duke ia vështirsuar vetes rrugën për të siguruar një vend në Champions. Një ndeshje aspak e lehtë për Romën që pavarësisht dëshirës nuk mundi dot të merrte tre pikët. Një pjesë e parë totalisht e ekulibruar jo vetëm në rezultat por edhe në lojë raste e mundësi. Madje, rastin më të mirë për të kaluar në avantazh e patën vendasit në fundin e pjesës së parë me Jeremie Boga.

Pjesa e dytë sheh Romën më agresive, ku brenda 3 minutave i shkoi shumë pranë avantazhit, në fillim me El Sharaawy-in e më pas me Dzekon në minutat 57 dhe 60-të. Situatë e njëjtë edhe në minutat e mbetura me fatin dhe Consiglin që i mohuan golin kryeqytetasve në disa raste. Në minutën e 93-të Roma mundi të festonte një moment por, goli i Fazios u anullua pasi Dzeko ndodhej në pozicion jashtë loje.

Një pikë për skuadrën e Ranierit që nuk i shërben aspak objektivave të verdhekuqëve, pasi Roma tashmë jo vetëm që ka më pak shanse për të kapur Championsin por rrezikon edhe kualifikimin në Europa League. Me këtë barazim Roma i ka dhënë një asist, Interit, Atalantës dhe Milanit.

Bëri vetëvrasje Genoa që nuk mori më shumë se një pikë ndaj një Cagliari pa objektiva në Marassi, madje golin e barazimit kuqeblutë e shënuan vetëm në minutën e 89-të, me një penallti të realizuar nga Criscito. Tashmë nëse Empoli fiton të dielën ndaj Torinos, Genoa do të zbresë në vendin e 18-të që të zbret në Serie B.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency