Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Autogoli që përfundoi në mesin e skandalit të basteve, ultrasit kërcënojnë futbollistin: Mos u kthe në Bari!

Andrea Masiello nuk ka një reputacion të mirë në Bari teksa një autogol i shënuar 11 vite më parë me fanellën e Barit në një ndeshje derbi ndaj Lecces, nuk i është falur kurrë nga ultrasit e kësaj skuadre.

Gabime bëjnë të gjithë në fushë, por fakti që autogoli i Masiellos u vendos në mes të skandalit të basteve në Itali, bënë që mbrojtësi të konsiderohet “Non Grata” në qytetin e Barit. Në atë periudhë, Masiello nuk i shpëtoi dënimit teksa u pezullua për dy vite e pesë muaj nga terrenet sportive, ndërsa mori edhe një ndëshkim penal me 22 muaj plus që duhej të dhuronte para për ndërtimin e një kalçetoje, pikërisht për implikimin e tij në manipulimin e ndeshjeve.

Por, tashmë që kanë kaluar plot 11-vite nga ai episod, sërish ultrasit nuk harrojnë dhe Masiello i cili është pjesë e Sudtirol është kërcënuar që të mos udhëtojë për në Bari në ndeshjen e fundjavës në Serie B. Dhe, në fakt, klubi i Sudtirol për të evituar një situatë të sikletshme për lojtarin nuk e ka grumbulluar për transfertën në Bari, me Masiellon që mund të qëndrojë i qetë përsa kohë nuk rikthehet në këtë qytet, që mesa duket asnjëherë nuk do ta falë futbollistin që luajti me ndjenjat e tyre për skuadrën e zemrës.

Vlen të theksohet që Masiello e ka pranuar implikimin e tij në manipulimin e ndeshjeve duke theksuar se shënoi një autogol për të marrë paratë e premtuara. Pas dënimit të tij, Masiello ka luajtur edhe me fanellën e Atalantës dhe Genoas, por kjo do të ishte hera e parë që ai do të rikthehej në Bari.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...