Kosovë

Autor i dy golave, Muriqi: Jap maksimumin për Kombëtaren time, Kosova më e bukur se Mallorca

Vedat Muriqi ishte autor i dy golave në fitoren 5-1 të Kosovës ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”. Duke folur pas këtij suksesi sulmuesi dardan u shpreh i lumtur për kontributin që po jep për përfaqësuesen e tij.

“Po mundohem të jap maksimumin gjithnjë për Kombëtaren time. Kisha fatin, shënova. Jam i lumtur për golat dhe për fitoren si ekip”,-tha ai.

Më tej sulmuesi i Mallorcas theksoi se performanca në skuadrën e tij në Spanjë dhe ajo me Kosovën janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

Me performancën në klub ftohem këtu, ndërsa paraqitjet këtu përcillen atje”-u shpreh Muriqi.

I pyetur se cila është më e bukur Kosova apo Mallorca, pa hezitimin më të vogël Vedat Muriqi zgjodhi vendlindjen e tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency