Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Autoritetet në Serbi vendosin: Crvena Zvezda-Milan pa tifozë, s’mund të lejojmë tubime

Crvena Zvezda – Milan do të luhet pa tifozë. Autoritet shëndetësore në Serbi, më saktë komitet i ngritur për manaxhimin e krizës së COVID-19, nuk e kanë pranuar kërkesën e klubit me seli në Beograd që kjo përballje të luhej me praninë e tifozëve që do të akomodoheshin në 30% të kapacitetit të stadiumit të famshëm “Marakana”.

“Ne nuk mund të lejojmë asnjë lloj tubimi, përfshirë ndeshjen e së enjtes, pasi situata epidemiologjike është përkeqësuar në ditët e fundit, veçanërisht në Beograd,” – tha Predrag Kon, epidemiologu më i famshëm i vendit, në fund të një mbledhjeje të njësisë që manaxhon krizën.

Specialisti shtoi se një numër i madh njerëzish pritet të kthehen nga pushimet dimërore dhe pritet rritje të rasteve të infektimit në Beograd. “Në këtë situatë, çdo formë e mbledhjes së një numri të madh njerëzish është e paimagjinueshme,” – tha Kon.

Të dielën e kaluar, drejtuesit e Crvena Zvezdas i dërgun një letër presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, duke kërkuar që të lejojë praninë në tribunat e 15 000 spektatorëve (30% të kapacitetit të stadiumit Marakana).

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...