Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Autoritetet shëndetësore bllokojnë Torinon, ndeshja me Lazion drejt shtyrjes

Sfida mes Lazios dhe Torinos, e programuar për nesër në orën 18:30, duket se do të shtyhet dhe këtë e ka pranuar kreu i Ligës së Serisë A, Paolo Dal Pino. Shkak janë bërë disa të infektuar në kampin e Torinos, 8 prej të cilëve futbollistë të skuadrës.

Zyra Lokale Shëndetësore e Torinos ka vendosur karantinim 7-ditor për të gjithë pjesëtarët e stafit të klubit “granata” dhe afati përfundon mesnatën e 2 marsit, çka e bën të pamundur që futbollistët të zbresin në fushë nesër në orën 18:30.

“Ne shpresuam në një mirëkuptim me zyrën shëndetësore, por ata janë të prerë në qëndrimin e tyre dhe besoj se ndeshja do të shtyhet. Nuk mund të marrim vendim tjetër, pasi peshon edhe precedenti i ndeshjes Juventus-Napoli”, deklaroi Dal Pino.

Nga ana tjetër Zyra Shëndetësore Lokale e Torinos doli me një deklaratë zyrtare ku theksoi respektimin e karantinës, duke mos lënë vend për të marrë në konsideratë zhvillimin e ndeshjes së nesërme.

Aktualisht futbollistët e Torinos po qëndrojnë në karantinim të detyruar dhe dalin vetëm për të kryer seanca individuale stërvitore në ambientet e klubit. Karantina pritet të përfundojë mesnatën e 2 marsit, nëse nuk do të tjerë të prekur nga xhiroja e radhës e tamponëve.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...