Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Aventura” e Lushnjes, 10 orë në traget për tu mundur nga Leçe

Ëndërr e një nate vere. Kështu mund të përkufizohet miqësorja e Lushnjes, e luajtur ndaj Leçes, skuadër që militon në katëgorinë e tretë italiane.

 

Ekipi i drejtuar nga Artan Bano udhëtoi gjithë natën me traget, në total 10 orë për të kaluar detin Adriatik, zbarkoi në Itali paraditen e së enjtes, ndërsa në mbrëmje luajti miqësoren.

 

Në fund, Lushnja u mposht 4-0, pasi pjesa e parë e përballjes u mbyll me rrjeta të paprekura. Turchetta me dy gola, Pacilli dhe Monaco vulosën fitoren e Leçes.

 

Por, ajo që të befason në këtë histori është përse një skuadër, që fazën përgatitore po e zhvillon në qytetin e saj në Shqipëri, të ndërmarrë një udhëtim të tillë raskapitës për të luajtur përballë 500 tifozëve.

 

Kundërshtari i miqësores nuk ishte një emër luksi, ndërsa në 5 vitet e fundit militon në ligat e ulëta, pas dënimit nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Italiane, prej përfshirjes në skandalet e basteve.

Lajme të tjera

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...