Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Aventura e re, Fernando Alonso zëvendëson Vettel te skuderia britanike

Fernando Alonson do e shohim në një tjetër makinë në sezonin e ardhshëm në Formula 1. Piloti i famshëm spanjoll, i cili u shpall kampion bote në vitet 2005 dhe 2006, garon me Alpine-Renault prej vitit të kaluar.

41-vjeçari renditet në vend të dhjetë në kampionat me 41 pikë të grumbulluara. Spanjolli ka rënë dakord të transferohet tek Aston Martin në fund të këtij sezoni, aty ku do zëvendësojë gjermanin Sebastian Vettel.

Jemi të lumtur t’u njoftojmë se Fernando Alonso do t’i bashkohet ekipit në vitin 2023 me një kontratë shumëvjeçare. Jemi të ngazëllyer që do i sjellim skuaderisë eksperiencën e Alonsos.

Rekrutimi i një talenti të veçantë si Fernando është një veprim i qartë që kompania është angazhuar për të zhvilluar një ekip fitues të Formula 1”, lexohet në komunikatën zyrtare të skuderisë britanike.

Aston Martin po aplikon qartë energjinë dhe përkushtimin për të fituar, dhe për këtë arsye është një nga ekipet më emocionuese në Formula 1 sot.

Unë i njoh Lawrence dhe Lance për shumë vite dhe është shumë e qartë se ata kanë ambicie dhe pasion për të pasur sukses në Formula 1. Do të jetë një mundësi emocionuese për mua”, deklaroi Alonso.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...