Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Aventura në “Villa Park” zgjat një vit, Gerrard largohet pas humbjes së thellë

Steven Gerrard nuk është më trajneri i Aston Villa. Ekipi nga Birmingemi humbi 3-0 ndaj Fulhamit, disfatë që ka sjellë fundin e aventurës së ish-kapitenit të Liverpoolit në stolin e ekipit nga Birmingemi, që në katër javët e fundit në Premier League ka mbledhur vetëm dy pikë.

Me anë të një postimi zyrtar në rrjetet sociale, një nga klubet më të vjetra dhe të suksesshme të futbollit anglez, konfirmon se menaxheri Steven Gerrard është larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm. Ne dëshirojmë të falënderojmë Steven për punën dhe angazhimin e tij të palodhur, dhe t’i urojmë atij më të mirën në të ardhmen.

42-vjeçari mori drejtimin e Aston Villa në nëntorin e vitit të kaluar dhe gjatë kësaj periudhe ai regjistroi 40 ndeshje në stolin e “The Lions”. Kontrata i përfundonte në vitin 2025, ndërkohë që Mauricio Pochettino është një nga alternativat për ta zëvendësuar.

Argjentinasi ka punuar më parë në ishull me Southampton dhe Tottenham. Ai cilësohet si një nga kandidatët e preferuar të drejtuesve të Aston Villa, që renditen në vendin e katërt nga fundi në Premier League, pavarësisht investimeve të mëdha në merkaton e verës.

Thomas Frank (Brentford) është një tjetër emër që u pëlqen drejtuesve të Aston Villa, teksa mision më i vështirë është mbërritja tek akordi me gjermani Thomas Tuchel.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...