Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Aventurë e mërzitshme në Paris, mesfushori “bën valixhet” për në Spanjë

Georginio Wijnaldum u transferua në vere te klubi i PSG me paramtra zero nga Liverpool. Pritshmëritë për holandezin ishin të larta duke marrë parasysh atë që kishte treguar me fanellën e The Reds. Por, mesfushori nuk pati impakt në Paris ndërsa trajneri Mauricio Pochetino për asnjë moment nuk e ka konsideruar si një element të rëndësishëm për 11-tëshen titullare.

Në këtë formë, Wijnaldum ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe për të rimëkëmbur karrierën e tij. Futbollisti preferon të vijojë karrierën në Spanjë, ndërsa një nga ekipet që preferon cilësitë e tij është Atletico Madrid.

Spanjollët do të humbasin Ander Herreran dhe në mesfushë mund të krijohet hapësira ideale për 31-vjeçarin e PSG. Problemi i vetëm mbetet paga e tij prej 10 milionë euro në sezon, megjithatë në këtë pikë ka vend për diskutim pasi lojtari sheh si primare rifitimin e minutave dhe rikthimin në të qenurit një futbollist i rëndësishëm.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...