Erdis Kraja do të vazhdojë karrierën në Lega Pro në Itali, teksa nga sezoni i ardhshëm do të veshë fanellën e Pescarës, klub me të cilin është aktivizuar edhe ish-mesfushori i kombëtares, Ledian Memushaj.
Kraja që është në pronësinë e Atalantës, sezonin e fundit e kaloi si i huazuar në radhët e Leços duke u aktivizuar në 34 ndeshje të Serisë C e madje duke shënuar tre gola e regjistruar tre asiste. 22-vjeçari që ka regjistruar edhe pesë paraqitje me kombëtaren U21 të Shqipërisë në të kaluarën është aktivizuar edhe me Palermon në Serie D duke qenë një nga lojtarët me më shumë kontribut në ngjitjen e siçilianëve në Serie C.
Tashmë, Kraja do të provojë një aventurë të re me Pescarën ku sërish pritet t’i besohet një rol i rëndësishëm në skuadër për të shpalosur vlerat në fushën e blertë në përpjekje për të ngjitur edhe më shumë shkallë në karrierë.
