Frederik Veseli është lojtari më i ri i Beneventos. Klubi i cili luan në Serie B ka prezantuar mesditen e kësaj të diele mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, i cili ka marrë numrin 55. Futbollisti i lindur në Zvicër ishte pjesë e Salernitanes, por nuk arriti që të gjente hapsira, teksa në edicionin e shkuar luajti vetëm 9 ndeshje në Serie A, ndërsa në këtë fillim sezoni nuk u aktivizua asnjë minutë. Në të tilla rrethana, 29-vjeccari kërkoi një aventurë të re dhe Benevento i ofroi mundësinë për të pasur më shumë minuta.
Lojtari do të bashkohet menjëherë me skuadrën për të dhënë kontributin e tij sa më parë. Benevento ka grumbulluar vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e para të Serie B dhe Veseli shihet si një lojtar me eksperiencë që do e ndihmojë shumë skuadrën.
Veseli në të shkuarën ka qenë pjesë e Le Mans, Empoli, Lugano, Port Vale, Ipswich Town dhe Bury. Me Kombëtaren e Shqipërisë, Veseli ka arritur që të luajë 40 ndeshje që nga 2015 kur është thirrur për herë të parë nga trajneri De Biazi.
