Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Aventurë e re për mesfushorin e kombëtares, e prezanton klubi 119-vjeçar

Ylber Ramadani është prezantuar si lojtari më i ri i Aberdeen. Mesfushori i kombëtares shqiptare, mbylli sezonin e fundit në Hungari te MTK Budapest, ekip me të cilin shënoi dy gola.

MTK ra nga kategoria, ndërkohë që Aberdeen pagoi 120 mijë euro për kartonin e lojtarit dardan, i cili ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, me opsionin e rinovimit deri në vitin 2025.

 

Ky është një hap mjaft i rëndësishëm për Ramadanin, i cili transferohet në një klub me histori 119-vjeçare, që periudhën më të ndritur e ka pasur në vitet 1978-1986, nën drejtimin e të madhit Sir Alex Fergusson, ku fitoi tre tituj kampionë, katër Kupa Skocie, Kupën e Kupave dhe Superkupën Europiane.

 

Qendërmesfushori është pjesë e kombëtares kuqezi prej marsit të vitit 2018. Deri tani numëron 20 ndeshje, teksa ka shënuar edhe një gol. Më parë, Ramadani ka luajtur në Danimarkë (Vejle), Shqipëri (Partizani), Kosovë (Drita, Prishtina, Ferizaj).

Sot është prezantuar me stafin teknik dhe shokët e rinj të skuadrës, teksa ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me skuadrën që garon në elitën e futbollit skocez.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...