Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Avioni i Messit bën ulje të detyruar, friksohet ylli argjentinas!

Avioni privat i Lionel Messit bën një ulje të detyruar në Bruksel në aeroportin e kryeqytetit belg “Zavantem”. Lajmi bëhet i ditur nga mediat belge të cilat raportojnë se për shkak të disa problemeve në marshin e uljes, avioni i yllit argjentinas ka bërë një ulje emergjente. Ende nuk dihet nëse Messi ka qenë i pranishëm në bordin e avionit të tij, por sipas portalit belg “HLN”, avioni u detyrua të ulej në tokë teksa ishte nisur drejt Tenerifes.

Messi zotëron një “Gulfstream V”, të cilin e bleu dy vite më parë për 13 milionë euro. Ai e ka personalizuar atë me numrin e fanellës së tij 10 në bisht, ndërsa ka shkruar edhe emrat e fëmijëve, gruas dhe vetes në shkallët e avionit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...