Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Avokati i Dalmës dhe Gianninës rëndon pozitën e Dr. Luques: Është bërë krim!

Saga e vdekjes së Diego Armando Maradonës është “pasuruar” me një kapitull të ri të rëndësishëm. Pas publikimit të bisedës tronditëse midis Dr. Luque dhe psikiatres Agustina Cosachov, avokati i Dalmës dhe Gianinnës (dy vajzat e Maradonës), Manuel Dragani, duket se nuk ka dyshime: “Është kryer krim”.

Sipas avokatit, Dr. Leopoldo Luque nuk i ka përmbushur detyrat e tij, duke kryer krim, pasi nuk i ka dhënë ndihmën e duhur “El Pibe d’Oros”. Për më tepër, sipas tij, provat dokumentare, të paraqitura në Prokurorinë e Përgjithshme të San Isidros, tregojnë se Luque falsifikoi firmën e Maradonës. Sikur të mos mjaftonte kjo, ai nuk ka respektuar as “marrëveshjen” e bërë me ish-mjekun e “El diez”, Alfredo Cahe, i cili kishte rekomanduar një shtrim të përhershëm në spital. Ky i fundit, i cili u paraqit si dëshmitar në zyrën e prokurorit të San Isidros, përsëriti: “Vdekja e Diego Armando Maradona mund të ishte shmangur”, duke nënvizuar më pas se “Dr. Leopoldo Luque veproi gabim”.

Ndërkohë, avokati Dragani shpjegoi se “prokuroria po mbledh prova dhe të gjitha informacionet e nevojshme për ta akuzuar atë për falsifikim të një dokumenti privat dhe mosveprim.” Vepra e fundit penale është mohim i kujdesit të kërkuar nga një pacient në gjendje kritike. Për më tepër, ai nuk përjashtoi që me kalimin e ditëve dhe në përputhje me hetimet e prokurorisë dhe avokatëve të shtohen prova të tjera kundër mjekut.

“Ne do të shohim nëse prokuroria do të vendosë për arrestimin e Dr. Luque”, – përfundon Manuel Dragani, avokati i Dalmës dhe Gianinnës, që heton vdekjen e Diego Armando Maradonës, që është bërë gjithnjë e më shumë një mister për t’u zgjidhur.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...