Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Avokati i Ronaldos: Fushatë denigrimi me dokumente të manipuluara

Nis mbrojtja e Cristiano Ronaldos kundër akuzave për dhunim seksual ndaj Kathryn Mayorga. Avokati i portugezit, Peter Christiansen, ka dhënë një deklaratë për shtyp, në të cilën u përgjigjet me vendosmëri lajmeve të javëve të fundit, ku, sipas tij, futbollisti i Juventusit është sulmuar padrejtësisht.

“Kjo fushatë denigrimi e qëllimshme është e bazuar në dokumente elektronike të cilat janë vjedhur dhe janë manipuluar. Nga viti 2015 e deri më sot, shumë studio ligjore në Evropë janë sulmuar nga një “hacker”, i cili është munduar të shesë informacione të rëndësishme, që më pas u është ndryshuar përmbajtja nga persona të papërgjegjshëm”.

Sipas po kësaj deklarate, pozicioni i Cristiano Ronaldos është i njëjtë e njëkohësisht e vetmja e vërtetë. Ngjarja, e cila ka ndodhur në vitin 2009, në Las Vegas, ka qenë një raport konsensual. Christiansen ka sqaruar më tej se është e vërtetë që klienti i tij ka paguar Mayorgan, duke ndjekur këshillën e avokatëve për t’u dhënë fund akuzave të bëra kundër tij, por kjo nuk do të thotë se ai ka pranuar që është fajtor.
Gjithsesi, kjo situatë sa vjen e po bëhet më e rëndë, pasi po dëmton imazhin e Ronaldos. 3 femra të tjera, pretendojnë se i ka ndodhur e njëjta gjë në të kaluarën nga portugezi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...