Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Avokati në Egjipt kërkon 1 milard euro dëmshpërblim nga Ramos për dëmtimin e Salah

Ndërhyja e shëmtuar e Sergio Ramos, që nxori jashtë loje Salah në finalen e Championsin, ka indinjuar edhe Unionin Europian të Xhudos, që ka dalë me qëndrim në faqen zyrtare në rrjetet sociale:

“Mbajtja e krahur është një teknikë e rrezikshme dhe e ndaluar në Xhudo, por në futboll të ndihmon të fitosh Champions League-n”.

E ndërsa Mohamed Salah ka nisur fazën e riaftësimit, për të qenë gati për Botërorin, më Egjipt janë shumë të irrituar nga sjellja e Sergio Ramos, që u pikas nga kamerat duke qeshur në momentin kur Salah, mes lotësh, por largohej nga fusha. Avokati egjiptian, Bassem Wahba, do t’i kërkojë mbrojtësit spanjoll 1 miliard euro dëmshpërblim për “dëmtime fizike dhe psikologjike”. Ramos, mendon avokati, e ka dëmtuar me qëllim sulmuesin egjiptian ndaj duhet të ndëshkohet. Denoncimin do të bëjë në FIFA. Ndërkohë, në Egjipt, numri i personave që kanë firmosur online një peticion ku i kërkohet FIFA-s të ndëshkojë Sergio Ramosin ka shkuar thuasje 500 mijë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...