Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Avullojnë” biletat për derbin, “Air Albania” pritet të jetë e tejmbushur

Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana që do të luhet nesër në mbrëmje, do të shënojë edhe një rekord historik, që lidhet me numrin e lartë të tifozëve që do ta ndjekin nga shkallët e stadiumit.

Historikisht kjo përballje ka mbushur plot stadiumet, por këtë vit për herë të parë takimi do të luhet në stadiumin e ri “Air Albania”, që ka një kapacitet prej rreth 22 mijë vendesh dhe që me shumë gjasa do të jetë i ezauruar tërësisht për nesër në mbrëmje.

Siç njofton klubi i kuq, që është edhe organizator i takimit, deri pasditen e sotme janë shitur plot 17 mijë e 500 bileta,një shifër kjo 2.5 herë më e lartë se ajo e raportuar paraditen e sotme, ku ishin shitur rreth 7 mijë bileta.

Shitja e biletave do të vijojë edhe nesër gjatë gjithë ditës, deri në orën 19:00, kur edhe pritet të fillojë takimi, ndërsa parashikimet janë që edhe biletat e mbetura në dispozicion, të gjejnë blerësin e tyre gjatë ditës së nesërme.

Nga ana tjetër edhe Supersport, që ka ekskluzivitetin e transmetimit të këtij takimi, por edhe të të gjitha ndeshjeve të Kategorisë Superiore, por përgatitet për të sjellë të gjitha detajet nga derbi, gjatë gjithë ditës së nesërme, deri në mbrëmje vonë me analiza e komente në “Gol pas Goli”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...