Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

AZ Alkmaar ndal Ajaxin, Feyenoordi i heq fitoren PSV-së “in extremis”

Gara për titullin e Eredivisies, mund të rihapej kur kanë mbetur për t’u luajtur dy javët e fundit, por PSV Eindhoveni nuk përfitoi nga ndalesa e Ajaxit. Në raundin e 34-t, Ajaxi i Amsterdamit bëri një hap të gabuar teksa barazoi 2-2 në fushën e AZ Alkmaarit, por sërish diferenca me PSV mbeti 4 pikë.

“Harkëtarët”, edhe pse kaluan të parët në epërsi me Brobbay në fundin e fraksionit hapës, pas bashkëpunimit që pati me Taylor, nuk ia dolën të merrnin maksimumin e pikëve, pasi vendësit barazuan në të 62-tën me Pavlidis, për të ardhur më pas te goli I 2-1, i shënuar nga Evjen. Gjithsesi, Ajaxi arriti të shmangte humbjen falë golit të Alvarez të shënuar katër minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Nuk përfitoi PSV Eindhoveni, që shpërdori epërsinë e dyfishtë ndaj Feyenoordit të Roterdamit të krijuar në pjesën e parë falë një dygolëshi të shënuar nga Gakpo brenda gjysmë ore lojë (16’, 29’).

Vendësit shkurtuan diferencën në 1-2 me Dessers pak para fundit të sfidës, ndërsa në minutën e fundit shtesë fituan një penallti të shndërruar në gol po nga Dessers. Pas javës së 32-të, Ajaxi kryeson me 79 pikë, ndërsa PSV ndjek me 75.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...