Enes Azizi pritet të jetë portieri i i Kukësit për sezonin e ri. 23 vjecari, që vjen nga Zvicra i është bashkuar ekipit kampion të Shqipërisë në grumbullimin e Ohërit pasi ka arritur një marrëveshje paraprake me verilindorët. Azizi që është formuar si lojtar në Zvicër, teksa ka luajtur dhe në akademitë e PSG, Lozanës e Reggianës, ka qenë në të kaluarën dhe pjesë e ekipit të Shkëndijës.
Te Kukësi, Azizi pritet të ketë të njëjtat mundësi si portieri i parë, Ernest Kolici, sigurisht me këtë të fundit që do të vazhdojë të jetë titullar por me stafin që do t’i japë mundësinë Azizit të tregojë vlerat e tij sa më shumë me verilindorët. Azizi, i gjatë 1.92 metra ishte përfolur prej ditësh për një kalim te klubi i Kukësit, dhe pas bisedimeve me menaxherin e tij Arben Shemili, palët kanë rënë dakort që të finalizojnë marrëveshjen. Për 23 vjecarin gjatë kësaj periudhe pati dhe një interesim nga Vllaznia, por palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët. Azizi, cilësohet si një portier me reflekse shumë të mira, robust dhe i sigurtë në dalje duke bërë që të ketë kontroll të plotë të zonës së tij.
