Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

B. Monchengladbach “bie” ndaj Wolfsburgut, Raman i jep fitoren Schalkes

Monchengladbach humbet një mundësi të artë për të kapur kreun e Bundesligës pas disfatës 2-1 në fushën e Wolsburgut. Një përballje që nisi keq për skuadrën mike, pasi në të 13’ vendasit kaluan në epërsi me Schlager. Sidoqoftë festa e tyre nuk do të zgjaste shumë. Në minutën e 15-të erdhi dhe reagimi i B. Monchengladbach, që riktheu ekuilibrat me Embolo.

Në pjesën e dytë, intensiteti i lojës ishte i lartë, por saktësinë më të madhe e kishte Woflburgu. Në minutat e fundit të sfidës, Arnold realizoi golin e fitores për të tijtë.

Suksesi i parë për Wolsburgun pas 2 humbjeve radhazi, teksa për B. Monchengladbach kjo ishte disfata e parë pas 2 fitoreve radhazi.

Në takimin tjetër. Schalke 04 mundi të triumfonte me rezultatin minimal 1-0 kundër Eintracht Frankfurtit. Pjesa e parë e ndeshjes do të mbyllej në barazim pa gola, ndërsa në fillim e fraksionit të dytë, Raman (53’) u dha avantazhin “Bluve Mbretërorë”. Në të 67’ Schalke mbetet me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Nubel, por Eintracht Frankfurti nuk mundi ta shfrytëzonte superioritetin numerik, duke regjistruar kështu humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit në kampionat.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...