Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Babai i Leaos tremb Milanin, zbulon klubet e mëdha ku mund të shkojë më i miri i Serisë A

Rafael Leao, falë paraqitjeve mbresëlënëse sezonin e kaluar në radhët e Milanit ka fituar çmimin si lojtari më i mirë i Serisë A 2021-22. Shënoi 11 gola dhe dha 10 asistime, duke qenë një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.

“Nuk më pëlqejnë këto krahasime, por nëse Manchester City pagoi 117 milionë për Grealish… sa mund të vlejë Leao?”, tha Massimo Ambrosini për portugezin, që u ka kushtuar kuqezinjve vetëm 29.5 milionë euro (e blenë nga Lille në vitin 2019).

Në një intervistë për gazetën “Record”, babai i futbollistit, Antonio Leao, ka folur për të ardhmen e djalit të tij 23-vjeçar, duke e lidhur me emra të mëdhenj të futbollit e europian si Chelsea, Real Madrid apo Barcelona.

“Ne jemi duke negociuar me Milanin, sepse Leao ka një kontratë që skadon në 2024,” tha Antonio Leao për Rafaelin. “Ka kohë deri më 2024 dhe ne do të kujdesemi për gjithçka, për transferimin e mundshëm te Reali, Barça apo Chelsea,” tha babai i “yllit” të Milanit, vlera e të cilit në treg mund të variojë nga 85 deri në 120 milionë euro.

Antonio Leao donte të nënvizonte se “Rafaeli ndihet shumë mirë në Milano sepse kulturat janë të ngjashme. Klubi italian ka bërë shumë për të, por ai është bërë lojtari më i mirë në Serinë A. Ai është thjesht më i miri”.

Në Itali publikojnë se Milani mund t’i ketë ofruar 5 milionë euro në sezon Rafael Leos, i cili duket se kërkon të paktën 7 milionë në vit.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...