Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Babai i Neymar-it mohon negociatat me Realin

Babai dhe menaxheri i futbollistit brazilian, Neymar, ka mohuar njëherë e mirë negociatat me klubin e Realit të Madridit. Ai u shpreh se është e pamundur të mendosh largimin pas vetëm 3 muajsh në Paris dhe jo më të negociosh detajet e transferimit.

“Nuk e kuptoj se ku i gjeni këto fantazi. Është e pamundur të mendosh dhe jo më të negociosh largimin, vetëm 3 muaj pas realizimit të transferimit më të shtrenjtë në histori. Neymar është i lumtur në Francë dhe po ambientohet më shpejt nga sa e kishim parashikuar. Klubi ka një projekt serioz dhe djali im erdhi për të luajtur gjatë këtu. Besoj se për 5-6 vite nuk do të jetë nevoja të negocioj me asnjë klub tjetër, pasi Neymar do të qëndrojë te PSG-ja”, tha babai i brazilianit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...