Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Babai i Novak Djokovicit: Në Wimbledon mungoi fair play ndaj djalit tim

Novak Djokovic triumfoi pak ditë më parë në Wimbledon, duke siguruar titullin e pestë personal në një nga kompeticionet më te vjetra të këtij sporti. Numri 1 i renditjes botërore mundi në finale një nga emrat të cilët vazhdon të bëjë histori në këtë sport, zvicëranin Roger Federer. Finalja e këtij edicioni të Wimbledon hyri në histori si ndeshja më e gjatë e luajtur ndonjëherë. Plot 4 orë e 57 minuta ankth për të mësuar fituesin e këtij edicioni të Wimbledon. Pikërisht për publikun e pranishëm në “Centre Court” ka folur i ati i Novak Djokovic, Srdjan Djokovic. Ky i fundit “sulmon” tifozët duke deklaruar se i biri shpeshherë gjatë takimit është ofenduar prej tyre.

Djali im luajti në finale të Wimbledonit në një ambient armiqësor, spektatorët ishin të gjithë kundër tij. Në Londër gjithmonë ka ekzistuar fair play, por atë ditë diçka e tillë nuk ekzistonte. I gjithë publiku ishte në favor të Federerit dhe kjo i dha nja shtysë më tepër djalit tim Novak.

Srdjan Djokovic është ndalur edhe te sjellja e numrit 1 të botës, si ndaj organizatorëve të këtij turneu ashtu edhe ndaj kundërshtarëve të tij në fushë, ndërsa nuk harron edhe sukseset e arritura prej tij.

Novak ka patur gjithmonë një raport të mirë me drejtuesit e Wimbledonit dhe me kundërshtarët. Sjellja e tij ka qenë gjithmonë perfekte, komplimentohet gjithnjë me ata dhe kurrë nuk ka përdorur asnjë fjalë të keqe. Në 10 vitet e fundit djali im ka qenë tenisti më i mirë në botë. Një vit më parë Federer ishte në avantazh 20-12 sa u përket titujve Grand Slam të fituar, ndërkohë që aktualisht jemi në 20-16, të presim e të shohim vitin e ardhshëm.

I ati i Novak Djokovicit ndoshta ka të drejtë për mungesën e mbështetjes së tifozëve në një finale si ajo e Wimbledonit, por kur përballë ke një legjendë si Roger Federer, i cili ka bërë dhe vazhdon të bëjë histori në këtë sport, vështirë të gjesh dikë që mund të mbështesë Djokovic, pavarësisht sukseseve të arritura së fundmi prej tij.

 

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...