Carlos Bacca është i lumtur në Spanjë te Villarreal dhe nuk dëshiron të kthehet te Milani. Sulmuesi kolumbian u huazua nga kuqezinjtë te spanjollët këtë sezon dhe po shkëlqen me “nëndetësen e verdhë”. Agjenti i lojtarit, Sergio Barila zbulon se lojtari është përshtatur shumë mirë me filozofinë e skuadrës por edhe klubi spanjoll është shumë i kënaqur me paraqitjet e tij. Bacca ka dhe 2 vite kontratë me Milanin, por Villarreal do të bëjë të pamundurën të gjejë marrëveshjen me kuqezinjtë për blerjen e tij.