Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Baftiu e Daku i japin fitoren e radhës Ballkanit, “buzëqesh” edhe Llapi!

Fitore minimale për Ballkanin në javën e 15-të të Ipko Superligës. Skuadra e Ismet Munishit mposhti 2-1 në Suharekë Arbërinë duke marrë tre pikë shumë të vlefshme në garën për titull dhe duke ruajtur epërsinë prej 5 pikësh ndaj Dritës ndjekëse në renditje. Për të regjistruar fitoren e 3-të rresht Ballkanit i mjaftuan dy gola në pjesën e parë fillimisht nga Blend Baftiu pas 8 minutash lojë dhe në të 35-ën nga i përhershmi Mirlind Daku i cili shënoi golin e tij të 20-të sezonal. Në të 40-ën Arbëria rihapi sfidën me golin e Bahtirit por pavarsisht përpjekjeve të ekipit nga Dobraja e Madhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund me Ballkanin që u ngjit në kuotën e 35 pikëve. Pa dritë në fund të tunelit edhe Llapi që fitoi një sfidë direkte në garën për mbijetesën ndaj Drenicës së Devollit në Skënderaj me rezultatin 0-1.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...