IPKO Superliga

Baftiu tripletë në fitoren e Ballkanit, Gjilani mposht kampionët në fuqi

Ballkani duket se ka rigjetur formën që e karakterizoi deri para ndërprerjes së futbollit, pasi sot regjistroi fitoren e dytë radhazi në IPKO Superligën e Kosovës, duke triumfuar me shifrat 1-5 përballë Dukagjinit.

Mesfushori Blendi Baftiu ishte lideri i skuadrës nga Suhareka sot, pasi shënoi tre gola, dy prej të cilëve me penallti dhe meritoi të marrë në shtëpi topin e sfidës, ndërsa Krasniqi dhe Magani kompletuan goleadën e Ballkanit, para se Elezaj të shënonte golin e nderit.

Përballë një skuadre si Dukagjini, që tashmë ka rënë edhe matematikisht një kategori më poshtë, Ballkani nuk diskutoi për asnjë moment fitoren dhe me tre pikët e marra ruajti pozitat në vendin e tretë, por vetëm me dy pikë më pak se Drita kryesuese.

Fitore në transfertë regjistroi edhe skuadra tjetër pretendente për titullin kampion në Kosovë, Gjilani, që triumfoi me shifrat 0-2 në përballjen me kampionin në fuqi të IPKO Superligës, Feronikelin.

Skuadra e drejtuar nga gentian Mezani vinte pas një barazimi të beftë përballë Llapit dhe reagoi mjaft mirë sot në “Rexhep Rexhepi”, ku shënoi nga një gol për çdo pjesë me Plakun e Useinin, duke u larguar nga Drenasi me 3 pikë të plota.

Tani presioni kalon i gjithi te skuadra kryesuese, Drita, e cila do të përballet nesër me Llapin në Podujevë dhe ndonëse vijon të mbetet në krye, i sheh kundërshtarët shumë pranë, ndaj do të provojë fitoren, për të rivendosur distancën prej 4 pikësh nga ndjekësit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency