Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Bagnaia i karikuar: Dua të nisem i pari në Sepang, presioni më shtyn akoma më shumë përpara

Moto GP po hyn në fazën më emocionuese të këtij sezoni. Në botërorin e motorëve kanë ngelur vetëm 3 gara nga fundi i edicionit. Me sfidat që sa vijnë e po pakësohen, diferenca mes 2 pilotëve Francesco Bagnaia dhe Jorge Martin është vetëm 13 pikë. Fundjava e ardhshme do të sjellë një nga garat më të forta. Bëhet fjalë për pistën aziatike të Malajzisë. Në prag të eventit, Francesco Bagnaia ose siç i thonë ndryshe “Pecco” ishte shumë i qartë me objektivat e tij përsa i përket këtij fundsezoni:

“Tani do të garoj në një nga pistat e mia të preferuara. Këtu kam shumë emocione dhe kujtime të bukura. Jam shumë i lumtur që rikthehem sërish. Shpresoj të jem me fat dhe që kushtet atmosferike të jenë ideale”-u shpreh ai.

Lexo edhe: 

I pyetur nga mediat në lidhje me disa vështirësi që piloti ka pasur në këtë moment, 26-vjeçari u përgjigj shumë shkurt:

“Do të bëj më mirë se gara e fundit, dua që ta nis i pari në pistën e Sepang. Gjërat këtu do të ndryshojnë, jam i bindur”-vijoi Bagnaia.

Në lidhje me rivalin e tij në këtë sezon, Jorge Martin i cili vjen nga fitorja në garën e Tailandës, Bagnaia u shpreh:

“Po luftojmë për titullin kampion. Nëse nuk do të ndjenim pak presionin në këto momente, nuk do të ishte normale. Është duel i bukur për mua. Është kënaqësi dhe më shtyn akoma më shumë përpara kjo trysni.”-mbylli deklaratën e tij piloti italian.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...