Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Baines var këpucët në gozhdë, nuk pranon rinovimin me Everton!

Leighton Baines vendos ta mbyllë me futbollin e luajtur. Mbrojtësi anglez mori vendimin për t’u tërhequr në moshën 35-vjeçare  pas 13 vjetësh dhe plot 420 ndeshjesh me fanellën e Everton. Baines u fut si zëvendësues në minute e 70-të ndaj Bournemouth për të luajtur minutat e fundit me ekipin ku shkëlqeu edhe si kapiten. Dëshira e tij ishte për ta mbyllur karrierën këtë vit edhe pse drejtuesit i kishin ofruar rinovimin edhe për një sezon tjetër. Baines ka luajtur 30 ndeshje me fanellën e Anglisë duke shënuar 1 gol ndërsa do të mbahet mend për besnikërinë ndaj Everton duke refuzuar oferta të rëndësishme nga Bayern Munchen, Manchester United e Tottenham.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...