Kombëtare

Bajrami dhe Asllani drejt Napolit? Presidenti i Empolit: Si qëndron e vërteta

Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani janë ndër më të talentuar tek Empoli. Dy lojtarët e kombëtares shqiptare kanë bërë shumë mirë në sezonin e parë në Serie A.

Ofertat nuk mungojnë, teksa Napoli është një nga klubet e interesuar për 23-vjeçarin nga Tetova dhe 20-vjeçarin nga Elbasani.

Presidenti i klubit toskan, Fabrizio Corsi është ndalur edhe te dy lojtarët shqiptarë në prononcimin e dhënë për Radio Kiss Kiss.

Bajrami apo Asllani te Napoli sezonin e ardhshëm? Nuk e di, nuk mund ta them një gjë të tillë, sot nuk mund të flasim për merkato.

Bëhet fjalë për mendime dhe ide. Të fokusohemi tek Atalanta, një sfidë e rëndësishme edhe sa i përket merkatos”, deklaroi Corsi.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency