Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie B

Bajrami gjen sërish golin, Empoli rikthehet në elitën e futbollit italian

Empoli ka zyrtarizuar matematikisht rikthimin në elitën e futbollit italian, pasi kur kanë mbetur edhe dy javë nga mbyllja e kampionatit në Serinë B, kryeson me 70 pikë, 7 më tepër se vendi i dytë që mbahet nga Salernitana.

Skuadra toskane triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Cozencën pasditen e sotme dhe vulosi edhe matematikisht rikthimin në Serinë A, ndërsa mes autorëve të golave ishte edhe mesfushori i kombëtares shqiptare Nedim Bajrami.

Ky ishte goli i pestë sezonal për mesfushorin me origjinë nga Tetova, i cili ka qenë një protagonist absolut i Empolit dhe në muajin mars vendosi të heqë dorë nga përfaqësuesja zvicerane, për të veshur fanellën kuqezi të Shqipërisë.

Hodhi një hap drejt Serisë A edhe Monza e Berlusconit dhe Gallianit, që triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Lecces, një rival direkt për një biletë direkte për në elitën e futbollit italian, megjithatë të dy këto skuadra, bashkë me Salernitanën do të duelojnë deri në fund për të shmangur zonën Play Off.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...