Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Bajrami i shënoi Romës, Mourinho: Donim ta bënim interesante, me rezultatin 0-5 njerëzit do shuanin TV

Roma kaloi pa shumë probleme Empolin në transfertë teksa e mposhti me rezultatin 2-4. Në fakt, verdhekuqtë “lëshuan pe” në lojën e tyre duke qenë se në fraksionin e parë shënuan katër gola dhe më pas ulën ritmin ndërsa vendasit përfituan dhe shënuan dy herë, e në një prej golave autor ishte lojtari i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami i cili e gjeti për herë të gjashtë rrugën e rrjetës në Serie A.

Gjithsesi, friulianët nuk kishin forcën për të hapur panik te kryeqytetasit, ndërsa pas sfidës trajneri i Romës, Jose Mourinho theksoi me shaka se në pjesën e dytë të besuarit e tij ulën ritmin për ta bërë ndeshjen më interesante.

“Pjesa e dytë e Romës? E bëmë enkas për tifozët, donim ta bënim pak më interesante ndeshjen. Nëse sfida do të shkonte 0-5, atëherë të gjithë do të shuanin TV dhe nuk do ta ndiqnin më pjesën e mbetur të takimit”, u shpreh Mourinho.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...