Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Bakaj flet për dëmtimin: Do mungoj 5-6 muaj, ja çfarë po ndodh në Bjellorusi!

Elis Bakaj dhe Azdren Llullaku janë dy lojtarët e vetëm shqiptarë që kanë zbritur në fushë gjatë kësaj periudhe pasi Bjellorusia është një 4 shtetet në botë në të cilat luhet ende futbollit, pavarsisht pandemisë së koronavirusit. Por edhe Elis Bakaj nuk do të ketë mundësi të luajë më gjatë këtyre muajve pasi ka pësuar një dëmtim të rëndë i cili siç deklaron ai vetë në një intervistë për Top Chanell. Megjithatë çdo e keqe e ka një të mirë pasi edhe për 32-vjeçarin shqiptar ka qenë e vështirë të zbresë në fushë me skuadrën e tij të re Dinamo Brest gjatë kësaj periudhe, pasi frika e infektimit me Covid-19 është e madhe. Bakaj në këtë sezon është aktivizuar në 3 takime në kampionatin bjellorus.

“Në të kaluarën nuk kam pasur dëmtime të tilla shyqyr zotit kam pasur vetëm dëmtime të vogla. Futbolli i ka këto gjëra dhe nuk ka futbollistë që gjatë karrierës së tij I ka shpëtuar operacionit. Duhet të qendroj minimum 5-6 muaj jashtë fushave”.

Situata në Bjellorusi? “Këtu çdo gjë është e hapur, normalisht që ka raste, por Federata këtu ka menduar që kampionatit të vazhdojë. Tifozët lejohen në stadium, por shumë prej tyre kanë marrë vendim që mos të jenë të pranishëm pasi edhe ata e kuptojnë që nuk është normale të vish në stadium në këto momente.Mjekët na kanë bërë kontrolle vazhdimisht, çdo 2-3 ditë na bëhen vaksina anti-grip dhe na masin temperatura për të parë nëse jemi të infektuar apo jo.  Shokët e ekipit në momentin që u dëmtova më thanë që më mirë të mos luash futboll në këto momente pasi rreziku për t’u prekur nga Covid-19 është i madh. Nuk është e lehtë të luash futboll tani pasi mund të infektosh pjesëtarët e familjes.

Nuk kemi çfarë të bëjmë pasi përderisa federata ka vendosur që të luajmë ne do të luajmë. Ai lojtar që nuk dëshiron të luaj mund të prishi kontratën dhe të largohet.

Raste me Covid-19? Deri më tani nuk di të ketë dalë ndonjë nga lojtarët pozitiv dhe Federata në deklaratën e saj tha që nëse një lojtar del pozitiv do ta ndërpresë kampionatin”, u shpreh Bakaj.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...