Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Bakaj: Në Bjellorusi gjithçka ecën normalisht, unë respektoj kontratën!

Bjellorusia është shteti i vetëm në Europë për momentin që nuk e ka ndaluar futbollin, madje në vendin lindor ku sapo ka nisur kampionati luhet edhe me tifozë. Dy lojtarë shqiptarë aktivizohen në Bjellorusi, pikërisht Elis Bakaj dhe Azdren Llullaku. Ish-sulmuesi i Tiranës, Dinamos, Partizanit dhe Kukësit, luan sezonin e tij të 3-të në Bjellorusi teksa sëfundmi është transferuar te kampionët e Dinamo Brest. Në një intervistë për mediat, Bakaj ka folur për situatën e krijuar, për vendimin e qeverisë bjelloruse dhe federatës për të mos ndalur futbollin.

“Nëse situata është si në Itali apo në vendet e tjera të Europës, atëherë duhet të ndalojmë. Por, këtu deri në këto momente nuk ka aq shumë rrezik. Situata është nën kontroll. Dhe, për mua është një vendim normal të luajmë sepse njerëzëve iu duhet pozitivitet dhe të shohin disa ndeshje. Nuk duhet të mendojmë në çdo kohë Koronavirusi, Koronavirusi, sepse kjo është e rrezikshme për mendjen, për stresin dhe për gjithçka. Këtu gjithçka duket normale, jeta ecën në normalitet jo si në vendet e tjera të Europës. Çdo gjë është e hapur, restorante, banka, njerëzit shkojnë në punë. Gjithçka vazhdon në normalitet”.

Respektimi i vendimit të klubit për të luajtur- “Ke një kontratë dhe duhet ta respektosh. Duhet të shkosh në stërvitje dhe të luash sa herë të kërkohet. Nëse ke një problem me këtë, atëherë mbyll bashkëpunimin dhe shko në shtëpi. Kjo nuk ndodh vetëm këtu, por në të gjithë botën. Nëse klubi kërkon të luash dhe ti nuk e bën, atëherë ke një problem.Por, në këto momente dua të mendoj pozitivisht. E di që është e vështirë të luash futboll në këtë kohë, por çfarë mund të bëj unë? Duhet të tregohem profesionist. Kam një kontratë të gjatë dhe e di që është e vështirë, por çfarë mund të bëj? Asgjë”, u shpreh Bakaj.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...