Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Bakaj në superformë, gol dhe asist në një pjesë loje

Shakhtyor Soligorsk vijon misionin titull në Bjellorusi. Skuadra e Elis Bakajt dhe Azdren Llullakun ka hedhur menjëherë pas shpatullave humbjen e thellë ndaj Torinos në Europa League, duke regjistruar një sukses tenistik dhe duke dhuruar spektakël ndaj Neman në një ndeshje të cilën Shakhtyor e fitoi me rezultatin 6-0. Me Llullakun që nuk ishte as në stol vëmendjen e mori Bakaj që hapi serinë e golave në minutën e 7-të me një penallti. Ky ishte goli i 7-të për Bakajn në kampionatin bjellorus me shqiptarin që është në garë për Këpucën e Artë. Në minutën e 45-të, Bakaj asistoi Yanush për golin e 4-t duke regjistruar edhe asistin e tij numër 6 në kampionat ndërsa në pushimin mes dy pjesëve 32-vjeçari u zëvendësua pasi u ruajt nga trajneri për sfidën e kthimit ndaj Torinos të kësaj të enjteje. Me këtë fitore skuadra nga Soligorsku u ngjit në kuotën e 34 pikëve në kampionat, 8 më pak se Brest që kryeson por Shakhtyor ka 2 ndeshje më shumë për të luajtur.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...