Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Bakayoko nderon Napolin, Rrahmani debuton me gafë, Lazio fiton sërish!

Fitore në fund për Napolin në transfertën delikate ndaj Udineses me skuadrën e Gattusos që falë një goli me kokë të mesfushorit Bakayoko në minutën e 90-të, mori tre pikë në garën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Edhe pse e nisi shumë mirë takimin duke zhbllokuar shifrat me një penallti të kthyer në gol nga Insigne pas 15 minutash lojë, Napoli hasi në vështirësi të mëdha në Dacia Arena, me Udinesen që e sulmoi nga të gjitha anët dhe arriti të barazonte shumë shpejt rezultatin me Kevin Lasagnan në minutën e 27-të, një gol që erdhi nga një kthim i gabuar i topit pas nga Rrahmani në ndeshjen e tij të parë si titullar me Napolin, me Gatusson që e zëvendësoi në pjesën e dytë. Bardhezinjtë patën disa mundësi të mira në fundin e pjesës së parë por edhe në fillimin e pjesës së dytë por pa mundur të gjejnë golin dhe e pësuan në fund nga finalizimi i Bakayoko. Me këtë sukses Napoli u ngjit në kuotën e 31 pikëve po aq sa edhe Atalanta. Është rikthyer në rrugën e duhur ndërkohë Lazio që triumfoi 0-2 në transfertën ndaj Parmës duke marrë fitoren e dytë rresht në kampionat dhe duke u afruar shumë me zonën Champions. Në debutimin e dytë të D’Aversas në stolin e Parmës pas rikthimit vendosën dy gola në pjesën e dytë nga Luis Alberto dhe Caicedo. Buzëqeshi edhe Verona që mori tre pikët e radhës falë suksesit 2-1 ndaj Crotones në Bentegodi me gola të Kalinic dhe Dimarcos në pjesën e parë. Për kalabrezët realizoi Messias në minutën e 55-të.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...