Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Balaj: I lumtur për rikthimin, gati të jap kontributin tim

Bekim Balaj rikthehet pas një periudhe të gjatë në kombëtare dhe referuar ndeshjeve të fundit të kontrollit nga ana e trajnerit Panucci, nuk mund të përjashtohet dhe një aktivim i tij nga minuta e parë. Nga salla e konferencave për shtyp, në prag të ndeshjes miqësore me Norvegjinë, Balaj shprehu kënaqësinë që i bashkohet sërish grupit kuqezi.

“Është një mungesë relativisht e gjatë, kjo edhe për shkak të dëmtimit. Rikthimi në kombëtare është vlerësim dhe kënaqësi për mua. Kam rikuperuar dëmtimin dhe tani po gjej formën më të mirë, ndaj jam gati të jap kontributin tim në fushë”, tha sulmuesi shkodran.

Sa i përket një aktivizimi të mundshëm ose jo, Balaj bëri të ditur se janë zgjedhje që i përkasin trajnerit, ndërsa theksoi se konkurrenca për një fanellë titullari është e lartë dhe për vetë specifikën e repartit.

“Ato janë zgjedhje taktike të trajnerit. Unë jam i gatshëm të jap më të mirën, për sa kohë më jepet mundësia. Konkurrenca gjithmonë ka qenë e lartë, ndoshta është dhe pozicioni. Jam munduar të bëj më të mirën dhe e rëndësishme është që kam qenë pjesë dhe kam dhënë kontributin tim. Besoj se ardhjet e reja i bëjnë mirë kombëtares, pasi rritet konkurrenca”, u shpreh Balaj.

27-vjeçari foli gjithashtu dhe për të ardhmen e tij, duke kërkuar që për momentin të japë maksimumin te skuadra çeçene e Terek Groznyt.

“Kam kontratë aty, pasi kam pasur dhe dëmtimin. Momentalisht ndjehem mirë dhe uroj ta lë pas atë periudhë të vështirë. Kampionati sapo ka rinisur dhe kam luajtur titullar, ndaj shpresoj të vazhdoj kështu”, tha Balaj.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...