Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Balaj injekton besim: Jam në formë, marrim rezultat në Francë

Bekim Balaj u transferua në verë në kampionatin austriak te Sturm Graz, ku po kalon një formë mjaft të mirë dhe është ftuar të bëjë pjesë në grupin e lojtarëve që do të përballojnë ndeshjet e vlefshme për Euro 2020-ën ndaj Francës dhe Islandës, ndërsa sot ishte i pari që doli në konferencë për shtyp.

Luajmë dy ndeshje mjaft të rëndësishme? Sa të përgatitur jeni për këto ndeshje dhe cilat janë pritshmëritë?
Përqendrimi është maksimal dhe vlerësimi për këto dy ndeshje dihet. Do të luajmë kundër dy kundërshtarëve mjaft të fortë dhe do të punojmë maksimalisht për t’i përballuar me sukses këto sfida. Duhet të bëjmë paraqitje të mirë edhe në Francë, ku do të synojmë një rezultat pozitiv, por pa nënvlerësuar Islandën.

Kohët e fundit keni luajtur rregullisht dhe keni shënuar edhe gola me skuadrën ere…
Më vjen mirë që vijmë në ekipin kombëtar me gola dhe me minuta të shumta në këmbë. Kam luajtur thuajse të gjitha ndeshjet të plota dhe ndihem në formë mjaft të mirë, ndaj shpresoj të bëj më të mirën në ekipin kombëtar.

Jeni takuar me trajnerin Reja? Cilat ishin fjalët e para që ju tha?
E takova, e përshëndeta dhe më përgëzoi për golat dhe formën e mirë, por vetëm kaq, pasi unë erdha vetëm sot në mëngjes.

Prisni të luani në formacion?
Unë jam gati të jap më të mirën time dhe të vihem në dispozicion, sepse më pas do të jetë trajneri ai që do të marrë vendimet, edhe duke u bazuar te mënyra se si do t’i përballojmë këto ndeshje.

Do të doje të luaje i vetëm në sulm, apo me ndonjë shok?
Nuk është momenti për dëshirat apo tekat personale, pasi janë ndeshje të rëndësishme dhe gjithçka mbi strategjinë e rreshtimin, e di trajneri.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...