Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Balbo kundër FIFA-s: Komplot ndaj Maradonës në “USA 1994”

Një ngjarje që vazhdon të prodhojë polemika edhe pas 26 vitesh. Diego Armando Maradona, i cili rezultoi pozitiv me doping pa ndeshjes Argjentinë-Nigeri, gjithmonë ka drejtuar gishtin nga zyrtarët e FIFA-s, të cilët donin të ndëshkonin një zë të rëndësishëm kundër. Për ta rindezur debatin mendon Abel Balbo, ish-sulmuesi argjentinas, që spikati në Europë kryesisht me Romën në Serinë A.

“Ishte hera e parë që një infermiere hynte në fushë për të përzgjedhur një futbollist për kontrollin antidoping. Ajo që i ndodhi Diegos ishte një komplot. Po i shqetësonim dhe nuk mund të na lejonin që të shpalleshim kampionë të botës. Ishte gjithçka shumë e çuditshme.”

Sipas Balbos, ishte i qëllimshëm dëmtimi i Maradonës dhe ato që ndodhën me vonë në FIFA e vërtetuan këtë.

“Diego ka qenë shumë i sinqertë me ne dhe po i bënte gjërat për së mbari. Ata e kërkuan dhe erdhën për ta marrë, bënë teatër. Koha na dha të drejtë. Të gjithë e kanë parë që në FIFA kishte diçka që mbante erë.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...