Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Bale deri tani një dështim, i mbetet në derë Realit të Madridit

Merkato e verës e pa portugezin Mourinho të flirtonte publikisht dhe privatisht me Gareth Bale.Nëse Bale do të largohet nga  Reali unë do të jem pas derës duke e pritur”, deklaronte “The Special One”, gjithsesi nga të gjitha tentativat e Mourinhos më domethënësi ishte pikërisht oferta prej 110 milionë eurosh që Manchester United i bëri Los Blancos.  Sulmuesi 28-vjeçar përkon të jetë blerja më e shtrenjtë në historinë e Klubit Mbretëror, që shihnin tek ai në vitin 2013 pasuesin e Ronaldos. Bale u transferua në Bernabeu nga Tottenham Hotspurs për 101 milionë euro, por fati nuk ka qënë në anën e uellsianit që në katër vite ka luajtur gjithsej 159 takime dhe ka vuajtur plot 19 dëmtime serioze, i fundit në 26 shtator të këtij sezoni me sulmuesin e kombëtares së Uellsit që ka qëndruar jashtë fushës për plot 45 ditë. E gjithë kjo situatë ka ndikuar edhe në vlerën e kartonit të tij që vjen duke u zhvlerësuar.  10 milionë euro më pak kushton Bale për faktin që nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës. Vlera e tij aktuale në merkato nuk i kalon 80 milionë euro. Me këtë situatë aktuale nuk dihet ende nëse Mourinho do të qëndrojë koherent gjatë merkatos dimërore duke kërkuar sërish shërbimet e 28- vjeçarit të dëmtuar, por çfarë dihet me siguri është se tek Reali askush nuk është i kënaqur me mbarëvajten e  një lojtari tek i cili shpresonin shumë. Nëse Reali do ta shiste tani për një vlerë të miniminzuar do të ishte si të pohonte se ka bërë një levizje të gabuar, si në rastin e Illaramendit që u shit për gjysmën e vlerës me të cilën u ble , apo rasti i Kaka që u largua vetëm katër vjet më vonë pasi u ble për 67 milionë euro. Tashmë në moshën 28-vjeçare e mbi të gjitha me këtë ecuri shpresat e Los Blancos që Bale të mbajë stafetën e Ronaldos janë shuar, por të paktën ata do të mundohen që rasti i tij të mos përfundojë në faqen e parë të Forbes si një nga operacionet më të dështuara financiare.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...