Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Bale drejt Getafe-s, por ka vetëm një pengesë

Kontrata e Gareth Bale me Real Madrid përfundon më 30 qershor dhe tashmë pyetja kryesore është se ku do të jetë sezonin e ardhshëm sulmuesi uellsian, duke qenë se “Los Blancos”nuk e kanë në planet e tyre 32-vjeçarin.

Vetë Bale kërkon që të qëndrojë në Spanjë dhe një destinacion i mundshëm për sulmuesin duket se do të jetë Getafe, që po ashtu e ka bazën në Madrid.

Mediet spanjolle raportojnë se agjenti i Gareth Bale i ka ofruar shërbimet e lojtarit të tij klubit që e përfundoi sezonin 2021-2022 në vendin e 15-të në La Liga.

Një pengesë në këtë transferim duket të jetë paga e sulmuesit. Gjatë kohës që ka kaluar te Reali, Bale ka marrë një pagë mujore që shkon në 13 milionë euro në sezon, teksa Getafe nuk është klub i këtij kalibri, pra që të ofrojë një shumë kaq të lartë.

Nga raportimet bëhet me dije se maksimumi që Getafe mund t’i ofrojë uellsianit është 3 milionë euro, gjë që do e bënte Bale-n të mendohej mirë përpara se të vendoste.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...