Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Bale flet për karrierën post-Real: Kam një lumë ofertash…

Gareth Bale, i cili pas 30 qershorit do të jetë lojtar i lirë, i ka dhënë lamtumirën Real Madridit këtë javë me një letër emocionuese. Ka spekulime që përvoja me “Los Blancos” do të jetë e fundit e karrierës së uellsianit.

Megjithatë, Bale, 32 vjeç, nuk e ka bërë të qartë me fjalët e tij se çdo të ndodhë në të ardhmen e afërt dhe këmbëngul se vendimi i tij nuk do të varet nga kualifikimi i mundshëm i Uellsit në Kupën e Botës “Katar 2022”.

“Nuk jam i përqendruar në atë që më pret në të ardhmen. Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme. Nuk kam nevojë të mendoj apo të shqetësohem për ndonjë gjë tjetër,” – siguroi Bale para ndeshjes së play-off-it kundër Ukrainës, ku do të përcaktohet bileta e fundit për në Katar.

Përveç kësaj, Bale këmbëngul se nuk do të ketë asnjë problem për të gjetur një skuadër të re. I pyetur nëse ka ndonjë ofertë në tavolinë, uellsiani siguroi me buzëqeshje: “Kam shumë!”

Nga ana tjetër, Bale shprehu keqardhjen për atë që po ndodh në Ukrainë. “Thjesht të shohësh fotot dhe të lexosh se çfarë po ndodh të thyen zemrën”, – tha uellsiani.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...