Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Bale, i irrituar: Të përjashtohen anëtarët e komisionit…

Gareth Bale mund të konsiderohet pa dyshim një nga liderët e Realit të Madridit, pas largimit të Cristiano Ronaldos. Uellsiani foli në një intervistë për golin e mrekullueshëm, të shënuar në finalen e Champions League kundër Liverpoolit në Kiev, si dhe ndjesitë për atë ndeshje, ku pati rolin e protagonistit kryesor.

“Mund të ndaloja topin e të bëja diçka tjetër. Por kur e di që je në një situatë të veçantë, duhet ta provosh në njëfarë mënyre. Nëse nuk e bën, kurrë nuk bën asgjë. E dija shumë mirë ku do të shkonte topi, mund ta shihni dhe videon ku kam kthyer kokën mbrapa. Mbaj mend një sekondë qetësi e më pas stadiumi shpërtheu”.

Uellsiani nuk ngurroi të sulmonte UEFA-n për mospërfshirjen e roveshatës së tij, në listën për golin më të bukur të vitit. Gjithashtu, nuk kishte si të mos mungonte një koment për ish-shokun e ekipit te Reali, Cristiano Ronaldo.

“Do të doja të dija se kush ishte në komisionin që vendosi për tre golat më të mirë, dua të përjashtohen. Nuk e di nëse goli im ishte më i bukur se ai i Ronaldos me Juven, nuk më takon ta them. Cristiano është një lojtar i madh, por pa të jemi më shumë skuadër, nuk punojmë të gjithë në funksion të një lojtari të vetëm”.

Pas tri fitoreve të para në kampionat, këtë fundjavë Bale me Realin ngecën në fushën e vështirë të Athletic Bilbaos, ku barazuan 1-1. Ndeshja e ardhshme e “Los Blancos” do të jetë të mërkurën kundër Romës, e vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Champions League.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...