Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Bale merr vendimin për të ardhmen, ja ku do të luajë sezonin e ardhshëm!

Gareth Bale dëshiron t’i shkojë deri në fund kontratës me Realin e Madridit. Edhe pse ka shumë pak hapsira në formacionin e Los Blancos, sulmuesi uellsian nuk kërkon të largohet nga Reali. Daily Mirror raporton se 31-vjeçari i ka komunikuar vendimin e tij Ryan Giggs, trajnerit të Uellsit. Edhe pse e ka të qartë që do të luajë shumë pak, Bale është i vendosur t’i shkojë deri në fund kontratës që ka me kampionët e Spanjës. Britaniku ka zbritur 20 herë në fushë këtë sezon me Realin dhe ka shënuar vetëm tre gola, shifër tepër e ulët për një lojtar të tillë. Verën e ardhshme zhvillohet Europiani dhe lojtari ka nevojë për minuta, por sërish këmbëngul të qëndrojë në Madrid, aty ku përfiton një rrogë faraonike. Gareth Bale është pjesë e Realit të Madridit që nga viti 2013 teksa në 251 paraqitje në total ka arritur të realizojë 105 gola.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...