Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Bale mungoi në festën e titullit, uellsiani justifikohet në rrjetet sociale

Real Madrid i mjaftonte një barazim në ndeshjen e së shtunës në shtëpi përballë Espanyol për të festuar titullin numër 35 në histori. Megjithatë, në fushë, të besuarit e trajnerit Carlo Ancelotti i zbatuan në perfeksion detyrat dhe triumfuan me rezultatin e thellë 4-0 ndaj skuadrës nga Katalonja. Pas sfidës, filloi edhe festa e Los Blancos, ndërsa skuadra npërmjet autobuzit të hapur ndezi atmosferën në kryeqytetin spanjoll.

Të gjithë ishin të lumtur dhe në shesh, përveç njërit. Gareth Bale mungoi, me uellsianin që nuk ishte as i grumbulluar për ndeshjen ndërsa nëpërmjet një reagimi në Twitter, sulmuesi anësor e justifikoi mungesën e tij duke theksuar se fajin e kishte një problem në shpinë.

Gjithsesi, tifozët madrilenë nuk e ndjenë mungesën e uellsianit teksa marrëdhënia e tyre nuk ka qenë ndonjëherë shumë e ngushtë. Bale përfundon kontratën me Real në muajin qershor dhe do të largohet pa lavdi nga madrilenët për të kërkuar një aventurë të re, pse jo sërish në La Liga ku ofertat nuk mungojnë.

Bale në Twitter:

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...