Girona-Rayo Vallecano kanë nisur javën e 15-të të La Liga, duke e mbyllur këtë takim në paqe.
Ndeshja e zhvilluar në “Estadio Municipa se Montilivi” përfundoi me barazimin 2-2, ndërsa takimi foli më shumë për vendasit.
Skuadra e Ivan Balliut ishte e para që gjeti rrugën drejt rrjetës, duke realizuar në minutën e 2’ me Camello, ndërsa në minutën e 34’ Castellanos barazoi duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 62’ Palazon i dhuroi golin e dytë miqve, megjithatë gëzimi zgjati deri në minutën e 75’, kur Saiz do të shënonte golin e dytë për vendasit, por edhe në këtë rast u realizua nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas këtij takimi Girona renditet në vend të 12-të me 17 pikë, teksa Rayo Vallecano në vend të shtatë me 23 pikë.
