Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Balliu tregon si ndali Vinicius Jr: E godita, por ai ekzagjëron pak!

Ivan Balliu ishte një ndër më të mirët në triumfin e Rayo Vallecanos ndaj Real Madrid me rezultatin 3-2. Mbrojtësi i kombëtares pati një detyrë të vështirë duke qenë se në krahun e tij aktivizohej Vinicius Junior, mirëpo në duelin me brazilianin, lojtari i Shqipërisë ia doli më së miri dhe në fund, shpjegoi edhe mënyrën se si e ndali futbollistin e Real Madrid.

“Është e vështirë të ndalësh lojtarë si Vinicius Junior, ndaj më duhej të vendosja në funksion edhe disa mënyra që nuk shkojnë me rregullat e futbollit. Ai u përpoq të tregonte forcën e tij, të shenjonte territorin, por në fund unë i kujtova se lista e Botërorit sapo ishte shpallur dhe se nuk mund të rrezikonte për ta humbur atë.

Është e vështirë që e godita në kokë, por ai ekzagjeron pak. Por, nuk kisha asnjë qëllim për ta dëmtuar. Lojtarët e Realit protestuan në disa raste kundër meje, por në asnjë moment nuk kërkuan për karton të kuq apo për diçka të tillë”, u shpreh Balliu.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...