Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Ballkani abonohet me barazimet, nuk bën më mirë edhe Prishtina

Ballkani nuk shkoi më shumë se barazimi në ndeshjen shtëpiake ndaj Dritës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja kaloi e para në avantazh në minutën e 17-të me anë të Kuc, por pa u mbyllur fraksioni i parë, në të 36-tën, miqtë barazuan me anë të Vitijës.

Në pjesën e dytë, vendasit nuk ia dolën të konkretizonin mundësitë dhe në fund u kënaqen me një pikë. Ishte barazimi i tretë radhazi për Ballkanin teksa vijojnë të kryesojnë renditjen edhe pas 24 javësh me dy pikë më shumë se Drita.

Lexo edhe:

Nga ana tjetër, edhe Prishtina koleksionoi të dytin barazim radhazi. Kryeqytetasit barazuan me rezultatin 0-0 në transfertë ndaj Gjilanit. Pas këtij barazimi, Prishtina mbetet në vendin e katërt të renditjes me 32 pikë ndërsa gjilanasit renditen të tretët me 39 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...