Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ballkani befason kampionët, Gjilani “shpërthen” ndaj Ferizajt

Pas startit bindës në ndeshjen hapëse ndaj Drenicës, Feronikeli kampion në fuqi i Kosovës zhgënjeu pasditen e sotme në transfertën ndaj Ballkanit.

Skuadra nga Drenasi humbi me rezultatin 3-1 një ndeshje që u komplikua shumë shpejt, pasi vendasit shënuan me Baftiun në minutën e 5-të dhe dyfishuan me Krasniqin në të 19-ën.

Feronikeli rihapi takimin në fillim të pjesës së dytë, kur Haxhi Neziri shënoi në portën e Ballkanit, por vetëm 3 minuta më vonë, vendasit u kundërpërgjigjën duke shënuar edhe golin e tretë me anë të Baftiut dhe duke marrë një fitore që e çon në krye të renditjes me 4 pikë.

Gjeti fitoren e parë në kampionat edhe Gjilani i Gentian Mezanit ,që arriti të triumfojë me rezultatin 0-3 në transfertën ndaj Ferizajt. Fjoart Jonuzi zhbllokoi ndeshjen në pjesën e parë, ndërsa në 45-minutëshin e dytë ishin Progni e Bushic, që vulosën suksesin e gjilanasve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...