Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Ballkani bën autokritikë, thyen Ferizajin në transfertë

Ballkani është rikthyer te fitorja pas humbjes me Dritën dhe është ngjitur në vendin e tretë në klasifikim për momentin. Skuadra e Ilir Dajës nuk fali në transfertën kundër Ferizajit të ngjitur në elitë këtë verë, pasi triumfoi me rezultatin 3-0.

Vendasit rezistuan deri në fund të pjesës së parë, kur Albion Rrahmani i ndëshkoi dhe e çoi Ballkanin në epërsi në dhomat e zhveshjes. Ekipit nga Suhareka i duhej edhe një gol qetësie dhe vijoi të sulmonte.

Goli erdhi dhe mban emrin e një mbrojtësi. Leotrim Bekteshi ishte ai që realizoi të dytin për Ballkanin, ndërkohë që pa u bërë dhjetë minuta u shënua edhe goli i tretë që mbylli llogaritë e këtij dueli.

Meriton Korenica shënoi në portën e Ferizajit dhe arkivoi tre pikët për Ballkanin, që shkon në kuotën e 12 pikëve, duke u renditur pas Gjilanit (14 pikë) dhe Dritës (17 pikë), por me 2 ndeshje më pak se skuadra e Nuhiut.

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Euro 2024

Kosova është pa trajner pas shkarkimit të sllovenit Primoz Gliha pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2024. Aty ku përveç dy barazimeve ndaj Zvicrës,...

Champions League

Milani u mposht në “San Siro” me rezultatin 1-3 nga Borussia Dortmund, duke minimizuar mundësitë për të vijuar aventurën në Ligën e Kampionëve edhe...