Connect with us

Hi, what are you looking for?

Superliga e Kosovës

Ballkani bind ndaj Malishevës dhe mban kreun i pacënuar, Gjilani-Llapi ndajnë pikët

Këtë të e enjte u zhvilluan ndeshjet e javës së 33-të të Superligës së Kosovës.

Ballkani bind ndaj Malishevës në transfertë dhe vazhdon misionin për të siguruar sërish titullin kampion.

Lexo edhe: 

Takimi i javës së 33-të u mbyll me rezultatin 0-2, me ndeshjen që u vendos nga golat e Jashanicës në minutën e 31’ dhe të Karricës në minutën e 90’.

Pas kësaj jave Malisheva renditet në vend të katërt me 53 pikë, teksa Ballkani kryeson me 69 pikë.

Gjilani-Llapi u ndanë me barazimin 1-1, ku për vendasit realizoi Jarovic në minutën e 46’, teksa për miqtë shënoi Hyseni në minutën e 54’.

Pas kësaj përballjeje, Gjilani renditet në vend të tetë me 36 pikë, teksa Llapi në vend të dytë me 65 pikë.

Drita merr tri pikët në fitoren 1-2 në transfertën e Prishtinës. Rrugën drejt rrjetës për vendasit e gjeti Islami në minutën e 39, teksa për miqtë shënoi Krasniqi me penallti në minutën e 27’, ndërsa realizoi sërish po ai në minutën e 56’.

Pas javës së 33-të Prishtina renditet në vend të pestë me 46 pikë, teksa Drita në vend të retë me 65 pikë.

Feronikeli triumfon me rezultatin 4-1 ndaj Lirisë, në një ndeshje e cila u dominua nga vendasit.

Golat për skuadrën pritëse i shënuan Musa në minutën e 15’, Bruqi në të 36’, Tarasco 65’ dhe Shillova 76’. Ndërsa për miqtë rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Gjumsi në minutën e 89’.

Pas kësaj përballjeje, Feronikeli ngjitet në vend të shtatë me 37 pikë, teksa Liria vuan në vend të fundit me 14 pikë.

Fushë Kosova- Dukagjini u mbyll me rezultatin 1-2, ku për vendasit shënoi Sinanovic me penallti në minutën e 59’, teksa për miqtë realizuan Jatta në minutën e 11’ dhe Shabani në minutën e 18’

Pas këtij takimi Fushë Kosova renditet në vend nëntë me 20 pikë, teksa Dukagjini në vend të gjashtë me 42 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...